otherpages pic

Titulli i projektit: NetChem : Krijimi i një rrjeti bazuar në TKI për të kapërcyer barrierat teknike dhe sociale për edukimin në Kiminë Analitike Instrumentale.

Kohëzgjatja : 3 vjet

Niveli: Ndërkombëtar

Programi: Erasmus+

Nënprogrami: Bashkëpunim për inovacion dhe shkëmbim të praktikave të mira

Veprimi: Forcim i kapaciteteve në edukimin e lartë

Qёllimi kryesor i projektit NETCHEM ёshtё rritja e kapaciteteve pwr bashkёpunimin ndёrkombёtar tё institucioneve tё arsimit tё lartё nё Serbi dhe Shqipёri dhe ndwrmarrjeve duke synuar ngritjen e nivelit tё njohurive dhe kapaciteteve teknike nё pёrdorimin e metodave instrumentale tё analizёs nё fushёn e mbrojtjes sё mjedisit dhe kontrollit dhe sigurisё ushqimore; pёrmirёsimin e kёtyre kapaciteteve nё nёrmarrje nёpёrmjet edukimit tё vazhduar nё fushёn e mbrojtjes sё mjedisit dhe ushqimit duke synuar një impakt pozitiv në fushën e shëndetit, mjedisit, turizmit dhe ekonomisë në Serbi dhe Shqipëri në ndihmë të proceseve të zhillimit të tyre për tu antarësuar në BE.

Projekti ka për qëllim të zhvillojë platformën NETCHEM e cila do të shërbejë në tre drejtime :

  1. Krijimin e sistemit SQL për mbledhjen e të dhënave në fushën e mjedisit dhe kontrollit & sigurisë ushqimore
  2. Komunikimin në distancë të laboratoreve të analizave instrumentale (WARIAL)
  3. Mundësinë për shfrytzimin e burimeve të tjera në fushën e edukimit (OER)

Grupet e interest në këtë projekt janë pedagogët e institucioneve të arësimit të lartë, kërkuesit shkencor, studentët si dhe specialistët në ndërmërrje. Projekti synon të nxisë dhe ndihmojë studimin në vazhdimësi për pedagogët si dhe specialistët në ndërmërrje, edukimin në distancë, lëvizjen virtuale të studentëve nëpër universitete, duke kapërcyer në këtë mënyrë barrierat teknike dhe sociale ndërmjet vendeve partnered dhe atyre të BE.

Analizat instrumentale të mostrave mjedisore dhe të ushqimit që do të realizohen në kuadër të projektit duke përdorur rrjetin WARIAL do të krijojnë bazën për vendosjen e sistemit SQL të mbledhjes së të dhënave të indikatorëve të mjedisit dhe ushqimit që do të ndikojnë në ndërgjegjësimin e publikut në këto fusha.

Projekti është parashikuar të shoqërohet me një propagandim të gjerë, aktivitete të përbashkëta në rrjet, tryeza të rrumbullakëta ndërkombëtare dhe vizita studimore. Partneriteti përbëhet nga 14 institucione, duke përfshirë 3 universitete të BE-së, institucione publike EU të shquara në kërkimin shkencor, 4 universitete serbe dhe 2 universitete shqiptare, ndërmarrje dhe prodhues të instrumentave analitike.